Policia e Shtetit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e cilësuar atë si muaj sakrifice, solidariteti, durimi dhe respekti për njëri-tjetrin.
Në mesazhin e saj, Policia thekson se këto janë vlera që bashkojnë shoqërinë dhe sjellin mirësi, begati dhe paqe në çdo familje.
Një falënderim i veçantë shkon për punonjësit e Policisë së Shtetit që do të agjërojnë ndërsa janë në detyrë, larg familjeve, në rrugë, patrullë apo në shërbime të tjera. Sipas mesazhit, ata mbajnë mbi supe jo vetëm uniformën dhe përgjegjësinë, por edhe sakrificën e besimit.
Në fund, Policia e Shtetit uron një muaj të bekuar për të gjithë besimtarët, me agjërim të lehtë dhe paqe në familje.
Urimi i plotë i Policisë së Shtetit për besimtarët myslimanë
"Policia e Shtetit uron të gjithë besimtarët myslimanë, për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës, solidaritetit, durimit dhe respektit për njëri-tjetrin, vlera që na bashkojnë si shoqëri. Sjelltë ky muaj mirësi, begati dhe paqe në çdo familje. Mirënjohje për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që do të agjërojnë duke qenë njëkohësisht në shërbim, larg familjeve, në rrugë, në patrullë dhe në çdo detyrë ku i kërkon përgjegjësia. Ju mbani mbi supe uniformën dhe detyrën, por edhe durimin e besimit dhe kjo e bën shërbimin tuaj edhe më të madh.Falënderim dhe respekt për përkushtimin e dyfishtë ndaj besimit dhe ndaj ligjit. Gëzuar Muajin e Ramazanit! Agjërim të lehtë dhe Zoti jua pranoftë sakrificën!
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54%
-
Jo
34.9%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 4166
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Baromenti i sigurisë së jetës dhe i punës së Policisë së Shtetit
2 Prill, 17:31
-
33 shoferë në ndjekje penale në Shkodër, mbi 1300 gjoba për parkim të gabuar gjatë marsit
2 Prill, 15:20
-
Lamallari sjell në Kuvend fjalët e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit në kohën e PD: Skënder Hita, një nga emrat më të spikatur! Balliu: E emëroi Balluku
2 Prill, 11:28
-
Skënder Hita u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Oliger Torba komandohet në krye të Policisë së Fierit
2 Prill, 08:03
-
Policia e Krujës në aksion, postoblloqe për personat në kërkim dhe ata që qarkullojnë me armë (VIDEO)
1 Prill, 21:48
-
Shpërthim i kontrolluar në malin e Torovicës, asgjësohet shkëmbi problematik që rrezikonte banorët prej 9 vitesh (VIDEO)
1 Prill, 15:43
-
Kreu veprime të turpshme ndaj një të miture, nis hetimi ndaj 66-vjeçarit në Dibër
1 Prill, 14:13
-
Ngacmoi seksualisht një 16-vjeçare, arrestohet 67-vjeçari në Lushnjë
1 Prill, 14:06
-
I zhdukur prej rreth 4 vitesh, Topalli: Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës, deklarata e fortë e të atit në GJKKO! Softa: S’është çudi të jetë gjallë, ka ndodhur me personazhe të tjera
31 Mars, 21:06
-
Kryepolici Skënder Hita merr detyrën: Luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit! Lamallari: Policia në shërbim të qytetarëve, jo forcë represive
31 Mars, 09:38
-
Kush e fut krimin në polici? PD: Interpelancë me Lamallarin
30 Mars, 13:14
-
Zëvendëson Prodën/ Skënder Hita emërohet në krye të Policisë së Shtetit! Drejtoi qarqet më të rëndësishme të vendit
30 Mars, 11:30