Policia e Shtetit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e cilësuar atë si muaj sakrifice, solidariteti, durimi dhe respekti për njëri-tjetrin.
Në mesazhin e saj, Policia thekson se këto janë vlera që bashkojnë shoqërinë dhe sjellin mirësi, begati dhe paqe në çdo familje.
Një falënderim i veçantë shkon për punonjësit e Policisë së Shtetit që do të agjërojnë ndërsa janë në detyrë, larg familjeve, në rrugë, patrullë apo në shërbime të tjera. Sipas mesazhit, ata mbajnë mbi supe jo vetëm uniformën dhe përgjegjësinë, por edhe sakrificën e besimit.
Në fund, Policia e Shtetit uron një muaj të bekuar për të gjithë besimtarët, me agjërim të lehtë dhe paqe në familje.
Urimi i plotë i Policisë së Shtetit për besimtarët myslimanë
"Policia e Shtetit uron të gjithë besimtarët myslimanë, për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës, solidaritetit, durimit dhe respektit për njëri-tjetrin, vlera që na bashkojnë si shoqëri. Sjelltë ky muaj mirësi, begati dhe paqe në çdo familje. Mirënjohje për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që do të agjërojnë duke qenë njëkohësisht në shërbim, larg familjeve, në rrugë, në patrullë dhe në çdo detyrë ku i kërkon përgjegjësia. Ju mbani mbi supe uniformën dhe detyrën, por edhe durimin e besimit dhe kjo e bën shërbimin tuaj edhe më të madh.Falënderim dhe respekt për përkushtimin e dyfishtë ndaj besimit dhe ndaj ligjit. Gëzuar Muajin e Ramazanit! Agjërim të lehtë dhe Zoti jua pranoftë sakrificën!
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 14:59
Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?
-
Po
54%
-
Jo
41.6%
-
Jam i/e dyzuar
4.5%
Vota total: 6461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, simboli i sakrificës dhe pastrimit shpirtëror
19 Shkurt, 07:32
-
Meta uron besimtarët myslimanë nga qelia: Qoftë Ramazani burim drite dhe shpresë për të ardhmen
18 Shkurt, 19:47
-
Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, 49-vjeçari gjendet i pajetë në përroin e fshatit në Librazhd
18 Shkurt, 14:13
-
Proda uron Policinë e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë: Ditë që përfaqëson sakrificën e popullit për forcimin e shtetit dhe institucioneve demokratike
17 Shkurt, 10:01
-
I prezantohet si polic 31-vjeçarit dhe e përndjek me makinë, shpallet në kërkim një person në Lezhë
15 Shkurt, 12:51
-
Përplasje mes dy kolegëve në spitalin e Lushnjës, në pranga oksigjenisti
13 Shkurt, 14:29
-
Shfrytëzimi online i të miturve, Policia publikon shifrat: 655 raportime vetëm në janar 2026
13 Shkurt, 11:38
-
Operacion anti-drogë në Elbasan, arrestohen 3 persona dhe kapen 45 kg kanabis! Plagoset lehtë edhe një polic
11 Shkurt, 20:33
-
Molotovët në protestë/ PD nxiti të miturit për dhunë ndaj policisë! Urdhëruesit ‘fshihen’, 17-vjeçarët në pranga...deputetët në liri
11 Shkurt, 17:08
-
Protesta e PD, drejtori i Rendit Publik për Report TV: Molotovët të rrezikshëm, u shënjestruan efektivët dhe jo Kuvendi! Policia veproi sipas ligjit
11 Shkurt, 13:53
-
Berisha nuk distancohet nga dhuna në protestë dhe krijon skenar imagjinar: Rama do ekzekutonte protestuesit, policët asnjë gërvishtje
11 Shkurt, 13:16
-
19 efektivë të lënduar nga protesta e PD, Lamallari dënon dhunën ndaj tyre: Sulm i organizuar kriminal
11 Shkurt, 07:16