Në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme” , konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyjeve  dhe organizimin e llotarive të palejuara.

Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , gjatë kësaj jave nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 35  raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 35 autorë nga të cilët,  9 autorë janë arrestuar në flagrancë, 24 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe  2 autorë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë evidentuar 16 raste me 16 autorë  të cilët ndiqen në gjendje të lirë. Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit  ka evidentuar 5 raste me 5 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 28 makineri të lojrave të fatit, 1 rulotë, 14 kompjutera  dhe 6 televizorë  . Edhe në javët në vazhdim , Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë së pa ligjshme.ATSH/