Policia e Tiranës arreston Stresin?

Policia e Tiranës arreston Stresin?
Reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si “Stresi” mësohet të jetë arrestuar mbrëmë nga policia e Tiranës. Ky lajm është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të “BABASTARS” records.


“Burime nga policia e Tiranës kanë konfirmuar se Arkimed Lusha është arrestuar duke mos dhënë asnjë detaj me tepër. Siç të gjithë kemi parë pak ditë më parë një video të publikuar prej tij, ku ai është shfaqur në një vend publik me armë dhe një thike të gjakosur duke bërë thirrje kërcënuese kundra një grupi tjetër rival.Për ketë arsye mendohet të ketë ndodhur edhe arrestimi i tij por ky është vetëm një hamendësim pasi policia nuk ka dhënë asnjë informacion për sa i përket ndalesës së 25 vjetarit Lushaj”, është shkruar në Facebook.

Dalja më e fundit e Stresit ka qenë në edicionit e nëntë të Top Festit, nga ku u nderua dhe me çmim.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë