TIRANE- Policia e Tiranës ka nisur gjatë natës së sotme një aksion ku përfshihet një plan masash për kontrolle në zona të ndryshme të kryeqytetit për persona të armatosur apo të kërkuar nga drejtësia.

Plani i masave nga forcat e policisë parashikon kontrolle dhe postblloqe të lëvizshme në zona të ndryshme të kryeqytetit apo në lokalet e natës që konsiderohen si zona të ‘nxehta’.

Plani i masave vjen në prag të ndërrimit të viteve për të shmangur rrëmujat apo incidentet e mundshme.
 
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)