Policia e Vlorës: Shpërblim
10 mln lekë atij që tregon vrasësin

Policia e Vlorës: Shpërblim<br />10 mln lekë atij që tregon vrasësin
VLORË – Policia e Vlorës u ka kërkuar qytetarëve të japin informacion për vrasësin e tre qytetarëve në zonën e kalasë në Vlorë duke vënë në dispozicion të tyre një shumë të hollash, prej 10 milionë lekësh dhe ruajtjen e anonimatit.
 
Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, policia ka sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe pistat mbi të cilat është duke punuar:
 
“Në plazhin  e quajtur “Kalaja” kanë qëlluar me armë armë zjarri dhe menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e Drejtorisë së Policisë Vlorë të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale . Prej tyre ka rezultuar se një person i armatosur me armë zjarri tip automatik ka  shtënë disa herë duke plagosur rëndë 3 persona, të cilët megjithëse janë transportuar menjëherë për në spitalin Rajonal Vlorë nuk kanë mundur të mbijetojnë.
 
Viktimat,  janë: S. B., 17 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd; Diana Ademi, 53 vjeçe, banuese në Vlorë dhe Sokol Isufaj, 34 vjeç, banues në Fier.
 
Për këtë ngjarje,:- thuhet në deklaratë, -  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është ngritur grupi hetimor me specialistët më të mirë Kundër Krimeve të Rënda, i cili aktualisht po punon në dy pista kryesore, në atë të një grindjeje të rëndë të çastit e cila ka degraduar në përdorimin e armës dhe në atë për motive hakmarrjeje të një prej viktimave.”

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet