Policia e Vlorës, shton kontrollet
për të garantuar rendin dhe sigurinë

Policia e Vlorës, shton kontrollet<br />për të garantuar rendin dhe sigurinë
VLORE- Aksioni i policisë së Vlorës për marrjen e masave për sezonin turisik ka vazhduar edhe ditën e sotme në aksin rrugor i cili lidh Vlorës dhe plazhin e “Ujit të ftohtë”. Dhjetëra forca policie të Vlorës kanë bërë postblloqe përgjatë rrugës së “Ujit të ftohtë” për kontrrollin e dokumentacioneve, si dhe për armbajtje pa leje.

Ky aksion ka vazhduar edhe si pasojë e ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, ku nga breshëria e armëve humbën jetën tre shtetas shqiptarë.

Zëdhënësi i policisë së Vlorës, Dionis Dulaj, i cili ka ndjekur nga afër këtë aksion është shprehur për mediat, se “ky aksion do të jetë jo vëtëm sot, por dhe në ditën në vazhdim. Policia e Vlorës ka marrë të gjitha masat që pushuesit, si dhe qytetarët të jenë të sigurt, pasi rendi dhe qetësia në Vlorë do të jetë jo vetëm sot, por në çdo ditë të vitit”.
 
Ai i ka bërë dhe thirje të gjithë pronarëve të lokaleve të kenë një bashkëpunim më të fortë me policinë e Vlorës, për çdo ngjarje ose edhe për çdo rast sado i vogël të jetë.
 
Në Vlorë janë ngritur disa postblloqe në rrugët kryesore, si dhe kryqëzimet e qytetit, për parandalimin e çdo rasti kriminal apo edhe sherri të çastit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët