Vlore- Një depo e vërtetë armatimi, si t’i përkiste një formacioni ushtarak të mirëfinancuar, është zbuluar paraditen e kësaj të enjteje (7 mars 2024) në një banesë në fshatin Babicë në Vlorë. 

Snajper, pjesë përbërëse të armëve luftarake, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi optike vëzhgimi, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme janë zbuluar nga policia në operacionin e koduar ‘Knock Out 6’. Mes armaturës nuk mungon edhe një pistoletë stilolaps me 20 fishekë.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se operacioni  u krye pas monitorimit të godinës dhe personave të dyshuar prej dy muajsh. Në operacionin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit, forcat RENEA gjejnë bazën e armatimeve, një pjesë të të cilave ishin fshehur në papafingon e vilës dy katëshe.  

Policia sekuestroi një mori armatimi, municion luftarak, lëndë shpërthyese si dhe sende të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale. Gjatë aksionit është arrestuar Luçiano (Albano) Deraj i cili dyshohet se është i lidhur me grupet kriminale. 35-vjeçari u prangos ndërsa ishte në dhomën e gjumit, i shtrirë në krevat, por dyshohet se të tjerë persona janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal pasi baza e armëve shërbente si "supermarket" për të furnizuar me armë eksponentë të krimit.

Armët dhe pajisjet e sekuestruara do t’i nënshtrohen një ekspertize teknike, biologjike dhe balistike, për të rënë në gjurmët e personave të tjerë të përfshirë si dhe të verifikohet nëse armët e zjarrit janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Kujtojmë se edhe në muajin shkurt policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, gjatë operacionit të koduar “Knock Out 4 dhe 5” sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri ndërsa në pranga ranë vëllezërit Haredin Ogiçi, 61 vjeç dhe Huso Ogiçi, 56 vjeç.

Armët e sekuestruara
1. Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)
2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.
3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.
4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.
5. Një armë , e future në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus
6. Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.
7. Mine e pershtatur me cellular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.
8. Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te  gjata
9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten
10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.
13. Dy palë dylbi optike vëzhgimi.
14. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.
15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.
17. Nje sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe  45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri
18.Nje sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm
19 Disa mijera fisheke luftarake calibrave te ndryshem , ndezësa granatash dore.
20. Disa aparate telefonik cellular qe do I nenshtrohen ekspertizes
21. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore
22. Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS. 
23. njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR
24. Nje numer i madh   targash automjetesh dhe celesash te ndryshem automjetesh
25. Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokes se njeriut.
26 Disa fenelina policie e veshje te ndryshme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
VIDEOLAJM/ Një pistoletë stilolaps mes armëve të sekuestruara në Vlorë

Report Tv ka siguruar pamje nga afër të pistoletës stilolaps që është gjetur në depon e armëve gjatë operacionit “Knock Out 6” në Babicë të Vlorës.

Ora 19:25
VIDEO/ ‘Policia, duart lart’, momenti kur RENEA mësyn në depon e armëve në Vlorë, të fshehura në tavan! 'Roja' kapet në dhomën e gjumit

Ky është momenti kur policia dhe RENEA mësyjnë në depon e armëve në Babaicë të Vlorë ku kanë gjetur armë të rënda që dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale. Në pamje shihet dhe momenti kur policia arreston rojën e arsenalit Albano Derajn në dhomën e gjumit.

Ora 18:50
Baza me armatime në Vlorë, Report TV siguron foton e të arrestuarit me 2 emra, anëtar i një grupi kriminal! Armët dyshohet të jenë përdorur në 2 ngjarje

1709835080_albanolucianoderaj.png

 

Albano (Luçiano) Durajt

 

Report Tv ka siguruar foton e Albano (Luçiano) Durajt, personit që u arrestua ditën e sotme nga policia e Vlorës për bazën e armatimeve të zbuluara në Babicë. 

Dyshohet se i riu me 2 emra, që ruante bazën e armatimeve, është pjesëtar i një grupi kriminal. Në konferencën për shtyp Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muçaj, tha se dyshohet se armët e zbuluara, të jenë përdorur në 2 ngjarje kriminale të ndodhura koha më parë në qytetin bregdetar. 

"Jam sot ketu, për t’ju përcjellë rezultatet e operacionit policor të koduar “Knock Out 6”, i cili është zhvilluar në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi I Ligjit”, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të mundshme me pasoja të rënda kriminale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë me mbështetjen e Forcave Speciale “Renea , janë përfshirë në veprime të thelluara hetimore dhe operacionale, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve kriminale, dokumentimin e aktivitetit të grupeve kriminale, identifikimin e anëtarëve të tyre dhe vënien përpara drejtësisë.

Falë informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative, per subjektin Luciano Deraj alias Albano Deraj, banues në Babic te madhe Vlore ,nen hetim nga ana jone per kryerjen e dy veprave te renda kriminale ndodhur disa kohe me pare ne Vlore, i cili posedonte një arsenal armësh, municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, per llogari te tij dhe   personave te trete anetare te nje grupi kriminal ne qytetin e Vlores te cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale.", tha ai.

Ora 18:36
Report Tv siguron pamjet e armëve të sekuestruara: Nga maska, te snajperat e minat me telekomandë

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili ka siguruar pamje të armëve që janë sekuestruar në depon e zbuluar gjatë aksionit të policisë në Babicë të Vlorës. Mes armëve shihen maska me imazh njeriu, snajper, kallashnikovë, fishekë luftarakë, minat me telekomandë, e deri te pistoletat stilolaps.