GREQI- Policia greke gjatë një operacioni për goditjen e drogës që vjen nga Shqipëria ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar.
Shqiptari identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur u kap në një zonë pyllore në kufirin greko-shqiptar teksa po transportonte në këmbë 4 pako që përmbanin 26 kg 270 gram marijuanë.
Gjithashtu në Athinë, u arrestuan 3 shqiptarë pasi u kapën me 2 kg 550 gram heroinë, 24 kg 132 gram marijuanë, 510 gram kokainë, 3 kg 255 gram përzierës, 10 tableta narkotike, 10.400 euro, 3 peshore, 8 celularë dhe 2 automjete.