ATHINE- Policia greke kërkon ndihmë ndërkombëtare për të zbuluar identitetin e vajzës së vogël bjonde e cila u gjet me një çift rom të cilët nuk ishin prindërit e saj.

Analizat e ADN-së zbuluan se vajza e cila është emërtuar si Maria e moshës 4 vjeçe nuk ishte e çiftit rom me të cilët u gjet në një kamp romësh pranë Farsala në Athinë. Ndërkohë që këta të fundit i kishin thënë se ishte fëmija i tyre.   

Fotoja e vajzës është shpërndarë në të gjitha mediat dhe në të gjitha shtetet për të gjetur se kush janë prindërit e vërtetë të saj, ndërkohë që çifti rom është arrestuar dhe akuzohet për rrëmbim të të miturve. Prindërit fals, një 39 vjeçar dhe një 40 vjeçare, sipas dokumenteve që ata paraqesin, supozohet të kenë sjellë në jetë 6 fëmijë në më pak se 10 muaj.

Zyrtarët besojnë se vajza është viktimë e një rrëmbimi apo trafikimi fëmijësh. Policia bën apel ndërkombëtar pasi fëmija mund të jetë nga Europa lindore apo veriore.
 
Maria aktualisht ndodhet në duart e shoqatës “Buzëqeshja e fëmijëve” të cilët i kanë thënë BBC se vajza ishte e frikësuar dhe nuk nda saj ishte neglizhuar kujdesi parësor, por tani ndodhet në gjëndje të mirë dhe ështe e qetë.  Ajo thotë se janë bërë shumë telefonata, që nga momentin kur është bërë apeli, ndërkohë që zëdhënësi i çiftit britanik

Kate and Gerry McCann,  vajza e të cilëve humbi në Portugali më 2007 thonë se ky rast i jep shreës të madhe se një ditë dhe ato mund të gjejnë vajzën e tyre të gjallë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)