Policia greke "blenë" drogën, arrestohen 4 shqiptarë me 112 kg marijuanë

Policia greke

Foto ilustruese

Policia greke ka arrestuar katër shtetas shqiptarë nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ku u janë gjetur dhe sekuestruar 112 kg marijuanë. Operacioni u zhvillua pasi policia greke kishte infiltruar disa efektivë brenda grupit kriminal. 

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se të arrestuarit janë të moshave, 65, 44, 41 dhe 36 vjeç, të cilët bënin pjesë në një grup të strukturuar kriminal. Shtetasit shqiptarë, u kapën në Moustheni të Greqisë, nw momentin kur po tentonin t’i shisnin lëndën narkotike policëve të cilët u "shtirën" si blerës.

Ata janë kapur në disa zona të njohura në Greqi, ndërsa dyshohet se aktivitetin e paligjshëm e ushtronin prej kohësh. Pjesë e këtij grup janë edhe katër shqiptarë të tjerë të cilët janë në burg dhe u është komunikuar akuza. Në cilësinë e provës material, policia ka 2 automjete dhe 7 telefona celuarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim