Një marrëveshje me qëllim bashkëpunimin e ndërsjellët për t’i shërbyer luftës ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave u nënshkrua mes kryepolicit Haki Çako dhe kryeregjistruesit të pronave Ilirjan Muho.
Marrëveshja synon dhënien e aksesit për policinë me qëllim kontrollin më të shpejtë të pronave dhe pasurive të paluajtshme të dyshuara se janë të ardhura nga aktivitetet kriminale. Çako e cilësoi këtë marrëveshje si të një rëndësie të veçantë, pasi do të mundësojë fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe shkëmbimin në kohë reale të informacionit, kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Muho tha se kjo marrëveshje pritet të jetë vendimtare në luftën ndaj krimit.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com