Në vijim të një operacioni që ka të bëjë me lëndët narkotike në Elbasan janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, duke e çuar në 5 numrin total të tyre.
Fillimisht ishin tre persona që ranë në prangat e policisë, pasi u kapën me 28.5 kilogramë lëndë narkotike. Policia nuk është ndalur këtu dhe është thelluar në hetime, duke ndjekur të tjerë persona të cilëve iu është shitur lënda narkotike kanabis.
Si rezultat u arrit të arrestoheshin edhe dy persona të tjerë falë operacionit 'Domsodova', që janë B. G., 46 vjeç dhe G. G., 51 vjeç, të dy banues në Roskovec. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë R. M., 30 vjeç dhe Sh. G., 39 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre.