Policia i rrethon banesën, pranga 29-vjeçarit në Vlorë, i gjendet edhe drogë

Policia i rrethon banesën, pranga 29-vjeçarit në Vlorë, i gjendet edhe drogë

Droga që iu sekuestrua 29-vjeçarit

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pas informacioneve se ai zotëronte lëndë narkotike kanabis sativa.

Burime për Report Tv nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se policia i ka rrethuar banesën shtetasit Avdi gjonaj dhe në këtë moment ai ka tentuar të largohet, por më pas është arrestuar.  Policia thotë se nga kontrolli në banesë, policia i gjeti edhe një sasi prej 7 kg kanabis.

"Në kuadër operacionit 'Befasia'  bazuar në informacione të marra në rrugë operative se në banesën e shtetasit A. Gj. dyshohej që kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar puna e strukturave përkatëse për kontrollin e banesës së tij në lagjen "Partizani", Vlorë. Shtetasi A. Gj., sapo ka kuptuar se po afroheshin shërbimet policore, ka tentuar të largohet me vrap, por falë veprimeve të shpejta policore është bërë e mundur ndjekja dhe kapja e tij në flagrancë, në një nga rrugicat afër banesës së tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 7 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë Vlorë, në ngarkim të shtetasit A. Gj., për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 20/06/2020 09:50

    Te gjitha femrat qe punojn tek gazeta shqiptarja.com jan kurvaaaaa prosituta lepirsbydhe jan putana rrugace

    Përgjigju
  • Fredi: 17/06/2020 16:54

    Ça tjeter mund ti gjesh vlonjatit libra?

    Përgjigju
    • Vlora: 17/06/2020 17:13

      Fredi te pershendes per ironin fine! Jane shume pak keta te kronikave te zeza krahasuar me gjithe qytetin. Mendo pozitivish dhe do te te bej qe ta shohesh qytetin me me shume dashuri. Te pershendes dhe gjithe te mirat!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Negociatat/ Shqipëria blen pronë në Bruksel! Do të shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE

Negociatat/ Shqipëria blen pronë në Bruksel! Do të shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE