Policia italiane do të marri masa për lajmet e rreme që shqetësojnë qytetarët në Itali. Ky premtim ka ardhur në prag të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 4 marsit.

Autoritetet italiane do të vendosin në dispozicion të qytetarëve faqe online ku mund të denoncojnë për lajmet e rreme “Fake News”.

“Kjo është një mjet absolutisht transparent dhe legjitim”, tha ministri i Brendshëm, Marco Minniti.

“Nuk do të jetë një program i ngjashëm me atë të “Big Brother”, duke përjashtuar mundësinë e të rrezikuarit të lirisë së fjalës”, shpjegoi shefi i policisë italiane, Franco Gabrielli.

Këto masa synojnë të mbrojnë qytetarët nga lajmet e rreme të cilat shqetësojnë qytetarët, ende nuk është marrë ndonjë veprim konkret por është një mas e cila ka gjetur edhe mbështetjen e qytetarëve.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com