Policia italiane kap gomonen
shqiptarët hedhin drogën në det

Policia italiane kap gomonen<br />shqiptarët hedhin drogën në det
Ka përfunduar në rrjetën e bashkëpunimit Shqipëri-Itali “Frontex”, një tjetër gomone me lëndë narkotike që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë.

Nga pala shqiptare në operacion kanë marrë pjesë Njësitë e Policisë së Kufirit të Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza NUFROM me njësitë e Vlorës, ndërsa pala italiane finalizoi aksionin me njësitë operative Aerodetare të Guardia di Finanza të Pulias me mbështetjen e një avioni të Frontex.

Si rezultat i këtij operacioni të përbashkët, u bë e mundur që 20 milje në afërsi të San Cataldos në Lecce, të bllokohej gomonia 6 metra e gjatë me dy shqiptarë në bord.

Gjatë ndjekjes dy skafistët e kanë hedhur lëndën narkotike në det.

Dy skafistët shqiptarë B.H 48 vjeç, banues në Vlorë dhe E.N. 31 vjeç, banues në Vlorë, janë arrestuar nga Guardia di Finanza për veprën penale “Trafik ndërkombetar i lëndëve narkotike”.

Lënda narkotike e hedhur në det në këto momente është grumbulluar nga policia.

Gjithsej 28 pako të mëdha me peshë totale 506 kg.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane, po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti trafiku, si dhe për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në të dy vendet. 

Ndjekje si në filma
Mediat italianë kanë publikuar edhe videon e aksionit të policisë që çoi në kapjen e gomones me 506 kg kanabis. 

Në pamje duken dy trafikantët shqiptarë, të dy dy nga Vlora, të cilët hedhin ngarkesën në det, për t'i shpëtuar ndjekjes së Guardia di Finanza-s. 

Ata kanë bërë gjithçka për t'i shpëtuar policisë, por pa ia dalë mbanë, ndërsa kanë rënë në pranga. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar