Një fëmijë vetëm 4 vjeç u vra aksidentalisht nga agjentët izraelitë gjatë tentativës për të sulmuar pikën e kontrollit në Jeruzalemin lindor. Sipas burimeve policore, vajza palestineze ishte ulur në një automjet tjetër kur është qëlluar aksidentalisht dhe ka ndërruar jetë.
The Times of Israel raporton se një burrë dhe një grua po udhëtonin në makinë duke tentuar të përplasin një polic. 2 oficerë hapën zjarr duke lënë të vdekur 2 persona.
Vajza palestineze e cila ishte ulur në një automjet tjetër është qëlluar dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Forcat izraelite u shprehën se nuk e kishin qëllim vrasjen e 4 vjeçares dhe se e kishin qëlluar aksidentalisht.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Vriten 2 gazetarë në Gaza! Policia izraelite vret 4 vjeçaren palestineze në Jeruzalemin Lindor







