Një prej autorëve të hapjes zjarr në parlament, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, theksoi televizioni publik kanadez, CBC.

Të paktën 20 të shtëna ndodhën sot brenda parlamentit kanadez ku policia arrestoi dy persona të armatosur, sipas dëshmitarëve që ndodheshin brenda parlamentit.
"Një person ka hyrë me vrull në parlament. Ai është ndjekur nga policët e armatosur", deklaroi Marc-André Viau, një punonjës i parlamentit duke shtuar se kishte numëruar 20 të shtëna automatike në sallën e Parlamentit.

Media lokale njoftoi për dy persona të armatosur, por policia nuk ka dhënë ende informacione lidhur me këtë ngjarje.

Në të njëjtën kohë, një ushtar, i cili shërbente si roje nderi në një memorial përballë parlamentit në Otava u qëllua dhe u plagos rëndë nga plumbat, tha një gazetar.
Komandot e policisë janë vendosur menjëherë rreth zyrës së kryeministrit kanadez, Stephen Harper dhe parlamenti është rrethuar.

"Stephen Harper u evakua nga ndërtesa e Parlamentit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore", theksoi zëdhënësi i tij, Jason MacDonald në rrjetin social Twitter

ATSH