Interesi për derbin e kësaj të premtjeje Tirana-Partizani pritet të jetë më i madh se zakonisht. Kjo për shkakun se të dy skuadrat po kalojnë një periudhë pozitive dhe duke parë objektivat që kanë 90 minutëshi në “Selman Stërmasi” mund të jetë vendimtar.
Ndërkohë klubi pritës që është Tirana ka bërë të ditur çmimet e biletave dhe tribunat ku do të vendosen tifozët. Ndryshe nga herët e tjera, siç thuhet në postimin e KF Tiranës me kusht të panegociushëm nga policia, tifozët e Partizanit do të vendosen në tribunën A dhe H.
Në çdo derbi të mëparshëm tribuna A është përcaktuar për klubin e Tiranës, ndërkohë që tribunat H dhe B kanë qenë për Partizanin. Për të minimizuar shanset e ndonjë incidenti është menduar që këtë herë të veprohet në këtë mënyrë, që të mos ketë një gërshetim tifozësh në shkallët e stadiumit.