Policia kërkon të rekrutojë 100 studentë me rezultate të larta në Universitet, ja kriteret që duhen

Policia kërkon të rekrutojë 100 studentë me rezultate të larta në Universitet, ja kriteret që duhen

Policia e Shtetit ka njoftuar se që nga data 4 korrik hapen aplikimet për t'u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, për të gjithë studentët që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta në disa degë të caktuara. 

Për sa u përket të interesuarve për tu bërë pjesë e konkursit policia ka vendosur 100 kritere rekrutimi. Aplikimet bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mosdiskriminimit, në zbatim të urdhrit të Ministrit të Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përcaktuar kriteret për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

Aplikimet bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Aplikimet fillojnë më datë 04.07.2019 dhe përfundojnë më datë 31.07.2019.

Kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të Arsimit të Lartë janë 100, nga të cilat:

-60 kuota për shtetas që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike.

-30 kuota për shtetas që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë).

-10 kuota për shtetas që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë).

Kriteret e përgjithshme për pranimin e këtyre kandidatëve në Akademinë e Sigurisë:

- të jenë shtetas shqiptarë;

- të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;

- të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

- të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht për të kryer detyrën;

- të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundravajtjeje penale me dashje;

- të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;

- të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

Ndërsa kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për t'u pranuar në këtë cikël janë:

- të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) ose shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë):

- të jenë nën moshën 30 vjeç;

- të kenë mesataren e cikleve të studimit mbi “8”;

- të jenë me gjatësi jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 cm për femrat;

- të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë sipas standardit ALCPT;

Aplikimet duhet të bëhen nëpërmjet portalit të Akademisë së Sigurisë, nga data 04 korrik 2019 deri në datë 31 korrik 2019, ndërsa dosja fizike e aplikimit duhet të dorëzohet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t'u nënshtrohen fazave të vlerësimit, të cilat janë:

-Vlerësimi sipas notës mesatare, e cila përfitohet nga llogaritja e mesatares së dy cikleve në të njënjtën fushë studimi;

- vlerësim me testim i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;

- intervistimi i aplikantëve;

- kontrolli shëndetësor;

- marrja e shenjave të gishtave;

- verifikimi përfundimtar i aplikantit;

Ky është kursi i dytë në kuadër të hapjes së aplikimeve nga Policia e Shtetit për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit fton dhe nxit të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t'u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fjdjdjd: 04/07/2019 14:33

    Pse "universitet" me te madhe?! E keni mbaruar filloren?!

    Përgjigju
  • Shteti: 04/07/2019 14:23

    Nuk ka nevoje shteti per police me nota te larta. Ka nevoje per shkencetare, historiane, mesues qe te mesojne keta police druvare. Ca i keni keto deklarata mor aman. A i therrisni trunit ju apo jeni pa tru fare....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale