Policia kontrollon shtëpinë e Albin
Kurtit, kërkohej për në gjyq

Policia kontrollon shtëpinë e Albin<br />Kurtit, kërkohej për në gjyq<br>
Policia kanë hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit të Vetëvendosjes për ta dërguar  atë me detyrim në seancën gjyqësore. Mirëpo atë nuk e kanë gjetur në shtëpi.

Lajmi është konfirmuar Florije Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Policia ka hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit të ta sjellë në seancën gjyqësore sipas një urdhërese paraprake të gjyqtarit të këtij rasti, por ai në ato momente nuk ka qenë në shtëpi”.

Sot do të vazhdojë seanca ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të cilët akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend të hedhur më 16 dhjetor të vitit 2015.

Në seancën e kaluar, kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të Kurtit e Kadaj-Bujupit./Klankosova

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…