Policia Kufitare bllokon skafin 4.5 metra të gjatë në Ksamil! Nën hetim dy vëllezër, s'kishin dokumentacionin përkatës

Policia Kufitare bllokon skafin 4.5 metra të gjatë në Ksamil! Nën hetim dy vëllezër, s'kishin dokumentacionin përkatës

Skafi i bllokuar nga policia

Policia Kufitare në Ksmail ka bllokuar një skaf 4.5 metra të gjatë ndërsa nën hetim janë dy vëllezër. Mësohet se E.Sh., dhe vëllai i tij S.Sh., nuk kishin dokumentacionin përkatës për skafin. Sakaq, ata akuzohen për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Policia raporton se dy vëllezërit kishin dalë për peshkim pa njoftuar.

Njoftimi i Policisë
Policia Kufitare bllokon një mjet lundrues skaf, pa dokumentacion përkatës. Procedohen penalisht 2 vëllezër. Policia Kufitare e Sarandës, gjatë patrullimit në det, në zonën e Ksamilit  ka konstatuar dhe më pas bllokuar  një mjet lundrues skaf, 4.5 metra,  pa dokumentacion që drejtohej nga shtetasi E. SH., së bashku me vëllain e tij shtetasin S. SH.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e mjetit lundrues dhe ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dy vëllezërit, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë  rezultoi se ky shtetas, së bashku me shtetasin S. Sh., kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit dhe nuk dispononin asnjë dokument për mjetin lundrues (skaf).

Në përfundim të veprimeve  dy vëllezërit janë  proceduar penalisht për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës