Policia Kufitare, masa shtesë për fluksin përgjatë festave, në 7 ditë kanë hyrë 266.219 persona

Policia Kufitare, masa shtesë për fluksin përgjatë festave, në 7 ditë kanë hyrë 266.219 persona

Foto ilustruese

Policia Kufitare ka shtuar në kuadër të festave të fundvitit sportelet në hyrje e dalje, me qëllim krijimin e lehtësive ligjore duke eleminuar radhët e gjata, si dhe për t’u ofruar një shërbim në kohë të gjithë shqiptarëve e të huajve.

Kjo lëvizje e Policisë ka ardhur si rrjedhojë fluksit që është regjistruar prej datës 20 deri 27 dhjetor 2018.

Konkretisht, në të gjitha pikat e kalimit kufitar kanë hyrë 266.219 persona; 178.120 shqiptarë, 88.099 persona të huaj, si dhe 81.605 mjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, rezultojnë rreth 13% persona më shumë të hyrë në vend.

Nga të njëjtat pika kalimi kanë dalë 170.120 persona dhe 52.270 mjete. Duke bërë një krahasim me periudhën e një viti më parë, rezulton se nga vendi kanë dalë rreth 19% persona më pak.

Policia Kufitare po bashkëpunon në kuadër të masave edhe me struktura të tjera të Policisë së Shtetit si dhe me policitë homologe, duke rritur prezencën policore në patrullim në kufirin jeshil e atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!