Policia malazeze gjen 170 kg drogë shqiptare në lumin Buna

Policia malazeze gjen 170 kg drogë shqiptare në lumin Buna

Në grykëderdhjen e lumit Buna, policia e Ulqinit gjeti të hënën pasdite shtatë çanta të mëdha pasagjerësh që ishin të mbushura me 170, 25 kilogramë marijuanë. Siç njoftoi Drejtoria e Policisë, në çanta kishte 143 pako drogë.

Zyrtarët e Departamentit që erdhën në vendin e ngjarjes zhvilluan një hetim së bashku me zyrtarët e policisë dhe të sigurisë së Ulqinit.

Policia po merr të gjitha masat për të gjetur personat që kanë kontrabanduar drogën e gjetur.

Policia malazeze, në mënyrë të vazhdueshme, ka bllokuar sasi të dukshme të drogës të llojit marijuanë, e cila transportohet në format më të ndryshme drejt Malit të Zi.

Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë siç janë Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen si territoret më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi dhe Europës./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë