Policia maqedonase rreh 2 sportistë
e një fëmijë shqiptar, thirrje raciste
Një polic maqedonase në mënyrë brutale para të gjithë spektatorëve ka goditur dy basketbollistët e rinj të Klubit basketbollist “Shkupi”. Incidenti ka ndodhur dje pas dite në orën 17.00 në Kavadar.
Një polic maqedonase në mënyrë brutale para të gjithë spektatorëve ka goditur dy basketbollistët e rinj të Klubit basketbollist “Shkupi”. Incidenti ka ndodhur dje pas dite në orën 17.00 në Kavadar.
Polici maqedonas pa asnjë lloj preteksti fillon të merr shufrën e gomës dhe të godet dy basketbollistët dhe më pas edhe fëmijën 11 vjeçar.
Sipas mjekut të klubit “Shkupi”, Sinan Jusufi tmerri në Kavadar filloi që në fillim të ndeshjes sportive.
“Fillimisht filluan të shajnë gjithçka ndaj shqiptarëve dhe në një moment gjatë ndeshjes polici sulmon dy basketbollistët tanë që është një tmerr I vërtetë. Por këtu çmenduria dhe stili prej kauboji i policit nuk u ndal por i njëjti filloi ta godasë edhe fëmijën 11 vjeçar. Pas ndeshjes ne donim ta denoncojmë rastin në policinë e Kavadarit porn a thanë ‘ikni sa më shpejtë për shkaqe sigurie’. Kur polici godet sportistët ky është kulmi i çmendurisë”, deklaroi për Zhurnal, mjeku i KB "Shkupi", Sinan Jusufi.
Gjatë ndeshjes mes klubeve KB “Feni” nga Kavadari dhe KB “Shkupi” nga Shkupi nuk munguan as thirjet raciste kundër shqiptarëve.
Klubi i basketbollit “Shkupi” udhëtoi dje drejt Kavadarit për të zhvilluar ndeshjen me klubin "Feni" pa përkrahjen e tifozëve.
Mbi 200 tifozë maqedonas të klubit “Feni” kanë shprehur mllefin e tyre me brohoritje raciste si: “Shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Le ta dinë shqiptarët e shkretë se emri i Maqedonisë nuk do të shuhet”, “Shqiptarëve do t’iu heqim kokën si zog”, etj., raporton Zhurnal.
Këto thirrje shoveniste dhe raciste kundër shqiptarëve janë dëgjuar gjatë gjithë ndeshjes së basketbollit dje në Kavadar.
Situata mund të elektrizohej edhe më tepër por forcat e rendit filluan të largojnë nga tribuna grupin e tifozëve të KB “Feni” me qëllim që të evitohet ndonjë incidenti më i rëndë.
Këto thirrje raciste në Kavadar dëshmojnë edhe njëherë se urrejtjet nacionaliste të tifozëve maqedonas nuk do të ndalen dhe siç duket të njëjtat ende po motivohen nga struktura të caktuara të pushtetit.
Marrë nga Zhurnal
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'U përcollëm vëllezërve në Shqipëri përshëndetjet e kombit tonë', Erdogan flet pas vizitës në Tiranë: Miqësi e palëkundur
12 Tetor, 22:43
-
'Serbia ka provokuar sërish', Albin Kurti nxjerr pamjet: Ka lëvizur trupat 50 metra afër vijës kufitare
12 Tetor, 22:26
-
Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte
12 Tetor, 22:19
-
Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion
12 Tetor, 22:09
-
Durrës/ Përplasen dy automjete në rrugën dytësore për Xhafzotaj, lëndohen dy shoferët (VIDEO)
12 Tetor, 22:03
-
Klinika 24/ Profesoresha e gjenetikës: Sëmundjet e së ardhmes do të shërohen me micro RNA-në
12 Tetor, 21:57
-
Admirali Munsch: Gjendja e sigurisë në Kosovë e brishtë, shqetësim retorika nxitëse politike
12 Tetor, 21:45
-
PROFIL/ Njihuni me Gentjan Shaqirin, pedagogu dhe garuesi i vetëm shqiptar që fiton një kampionat të menaxhuar nga FIA
12 Tetor, 21:29
-
Detaje nga plagosja në Ballsh/ I moshuari jetonte me nusen e djalit, i riu iu fut natën në shtëpi! 76 vjeçari e plagosi me thikë atë dhe vëllain që i erdhi në ndihmë
12 Tetor, 21:28
-
VIDEO/ Serbi-Zvicër, Xhaka në fushë si kapiten, tifozët vendas thirrje raciste ndaj Kosovës
12 Tetor, 21:19
-
Mjeku: Nënpresidentja Harris në gjendje të shkëlqyer shëndetësore
12 Tetor, 21:16
-
Ben Andoni: Sfida e 'Të Djathtëve-1912', Konservatorizmi dhe jo Berisha?!
12 Tetor, 20:59