Policia masa për derbin Tirana - Partizani: Nuk do lejojmë grumbullimin e tifozëve, monitorim edhe lokaleve

Policia masa për derbin Tirana - Partizani: Nuk do lejojmë grumbullimin e tifozëve, monitorim edhe lokaleve

Ndeshja Tirana - Partizani do të zhvillohet pa tifozeri, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19. Por policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtje të ndeshjes.

Policia thotë se  janë marrë  një sërë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit. Blutë e kryeqytetit thonë se synojnë jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID -19.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, policia informon qytetarët e Tiranës se Policia do të monitorojë dhe do të mbajë nën kontroll protokollin e sigurisë anticovid në lokalet dhe ambientet ku do ketë prani të tifozëve që do të ndjekin ndeshjen.

Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’