Policia merr 127 milionë euro
rriten 10% fondet për Burgjet

Është Fondi Shqiptar i Zhvillimit institucioni që do të përfitojë rritjen më masive të buxhetit vitin e ardhshëm. Sipas të dhënave të Projektbuxhetit 2018, në favor të tij do të shkojnë 16.84 miliardë lekë, fonde këto, me të cilat FSHZH mund të konkurrojë me dikastere të mëdha nga aspekti financiar. Rritja është në masën 2.2 herë krahasuar me një vit më parë (më 2017 buxheti është 7.68 miliardë).

Një rritje shumë e lartë i njihet edhe buxhetit në dispozicion të Emergjencave Civile, që kalon nga 248 milionë, në afro 480 milionë lekë, më rritje në masën 93.5 për qind. Ky institucion që tanimë kalon tek Mbrojtja, ka kërkuar me kohë fonde më të mëdha, nisur nga përballimi me vështirësi i problemeve të krijuara çdo vit nga zjarret apo përmbytjet.

Policia duhet të kënaqet me një rritje buxhetore në masën 19 për qind, me një fond të barabartë me 127 milionë euro. Ndërsa në dispozicion të Burgjeve akordohen 10.2 për qind më shumë fonde.

Edhe për institucionin e inteligjencës SHISH, fondi vjen në rritje, por vetëm në masën 5.3 për qind, me një total prej 11.6 milionë eurosh.

Një rritje shumë më e lartë do të përfitohet nga Mbrojtja, që do të ketë 47 për qind më shumë fonde nga sivjet, kurse sektori i rrugëve gjithashtu do të trajtohet me 25.5 për qind më shumë buxhet.

Për kthimin dhe kompensimin e pronave do të jepen 63.4 për qind më shumë mjete monetare, por një rritje të tillë nuk do ta përfitojë kategoria tjetër e të përndjekurve para viteve ’90: për këta të fundit do të vihet në dispozicion nga Buxheti i Shtetit 2018 një fond prej 2.05 miliardë lekë, vetëm 0.7% më i madh se ai që është akorduar gjatë këtij viti.

tabelat policia

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna