Policia merr masa për të garantuar
siguri në natën e ndërrimit të viteve
Kur edhe 4 ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, Drejtoria e Policisë ka rritur masat e sigurisë për të garantuar rendin publik dhe qetësinë për të gjithë qytëtarët.
TIRANE- Kur edhe 4 ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, Drejtoria e Policisë ka rritur masat e sigurisë për të garantuar rendin publik dhe qetësinë për të gjithë qytëtarët. Sipas Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë janë planifikuar dhe marrë një sërë masash për parandalimin e ngjarjeve kriminale apo ngjarjeve të tjera që cënojnë rendin e qetësisë publike, gjatë festave të ndërrimit të viteve.
Masat e marra synojnë:
- Parandalimin, zbulimin dhe goditjen në kohë të çdo lloj tendence kriminale.
- Rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve aksidentale.
- Sigurimin e rendit dhe qetësisë në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës e në veçanti në Qëndrat Tregëtare, Bulevardet, Sheshet kryesore si dhe në lokalet ku qytetarët do të festojnë ndërimin e viteve.
- Sigurimin e Ambasadave, Rezidencave të tyre, Objekte të Rëndësishme, duke përfshirë edhe në nënstacionet elektrike e depot e ujit.
- Bashkëpunimin me shërbimet e emergjenës si: ambulancat, zjarrfikëset, etj.
Kontrolle dhe masa do të zbatohen edhe ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, drejtojnë mjetin nën efektin e pijeve alkolike, apo ecin me shpejtësi tej normave të lejuara.
Sipas policisë këto kontrolle do të ushtrohen kryesisht në orët e vona të natës dhe gjatë netëve që shoqërojnë festat e fundvitit në gjithë kryeqytetin, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarreve.
“Njëherësh, theksojmë, gadishmërinë maksimale të shërbimeve policore, për të kaluar gëzueshëm festat e fund vitit, duke kërkuar bashkëpunimin e mirëkuptimin e qytetarëve për të mos shkaktuar incidente të mundshme. Ndërkohë, ajo vë në dispozicon numrat telefonik për të denoncuar çdo veprim të paligjshëm apo ngjarje aksidentale në numrat telefonik pa pagesë Nr. 129 dhe Nr. 126. Duke gjetur mirëkuptimin Tuaj, Policia e Tiranës, Ju Uron Gëzuar Festat!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4367
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Masa e arrestit në shtëpi u vendos pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29