Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar ushtrimin e kontrolleve në qelitë e institucionit të paraburgimit në Durrës.

Pjesë e kontrolleve kanë qenë dhe qelitë e paraburgosurve ‘VIP’ si ajo e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-prokurorit të Vlorës Aurel Zarka. Në qelitë e tyre nuk është gjetur asnjë send i jashtëligjshëm.

Gjatë kontrolleve, është gjetur një aparat celular në godinën tjetër, jo në atë ku janë akomoduar ish-zyrtarët në konflikt me ligjin. Aparati celular ishte fshehur në tualet, nuk dihet kush e ka poseduar.