TIRANE- Ekzekutimi i vendimit të Përmbarimit, për lirimin e ambienteve të PSD-së, solli përplasjen e dhunshme mes Policisë Private dhe Policisë së Shtetit, ku deri në orët e vona të mbrëmjes u shoqëruan të paktën 20 persona. Gjithçka nisi rreth orës 08:00 të paradites së djeshme, në rrugën “Fortuzi”, kur përmbaruesi privat Baftjar Nela, që mbështetej nga Policia Private, që më parë ishte kontraktuar edhe nga pronari që pretendon banesën, Osman Metallohu, hapi me forcë derën e jashtme të oborrit dhe mori në dorëzim oborrin e selisë së PSD. Më pas është mbyllur porta e jashtme. Në ruajtje të objektit është vendosur policia private. Përplasja nisi kur policia u kërkoi privatëve të largoheshin nga dy portat komunikuese të objektit.
Më pas, policia e Tiranës shoqëroi fillimisht 12 policë private, përmbaruesin privat, Baftjar Nela si dhe pasdite vonë rreth 7 persona të tjerë, të cilët u dërguan në komisariatin nr 3, për tu lënë të lirë më pas. Kryetari i PSD-së, Skëndër Gjinushi, mbërriti te partia, ndonëse por nuk u lejua të futej brenda dhe qendroi në një lokal. Ndërkaq, Osman Metallohu, pronari i godinës 3 katëshe thotë se “Vendimi i gjykatës është i formës së prerë, ne kemi fituar gjyqin, nuk e kuptoj pse Skënder Gjinushi po mban pronën e tjetrit”. Përmbaruesi Baftjar Nela tha se “E kemi lajmëruar kryetarin Gjinushi, afati ligjor prej 10 ditësh ka mbaruar, nuk ka më afate, kemi të drejtën të kalojmë në ekzekutim të menjëhershëm, i kemi dhënë kohën e nevojshme që të marrë objektet që ka brenda selisë, qoftë arkivin apo dokumentet e tyre” .
Reagimi i Gjinushit
Skënder Gjinushi, kryetari i PSD-së u shpreh se: "Janë falsifikuar dokumentet, PSD ka fituar gjyqin me anë të vendimit të Gjykatës së Lartë, personi që pretendon se është pronari ndodhet në gjyq prej 5 vjetësh dhe i ka humbur të gjitha gjyqet, ky pronar ka vetëm 1/3 e pronës, ndërsa pjesa tjetër është pronë shtetërore, ndërsa ky pretendon ta marrë të gjithë godinën nëpërmjet falsifikimit. Enti Kombëtar i Banesave merret me banesat, jo me selitë, por disa banda qeveritare apo ish-qeveritare merren me letra fallso dhe marrin vendime të tilla. Përgjegjësi do të japë llogari para prokurorisë e gjykatës”.
Para zgjedhjeve Noka tentoi të marrë selinë e PSD, gjykata e rrëzoi
Në konfliktin disavjeçar mes Partisë Social Demokrate dhe pronarëve që e pretendojnë ishte përfshirë edhe Ministria e Brendshme, ku Gjykata e Tiranës ia kishte rrëzuar kërkesën për lirimin e ambienteve. Dje situata degjeneroi në grushta, ndalime e përplasje fizike mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Private, teksa vetë Gjinushi pretendon se i kanë falsifikuar dokumentet e godinës. Mirëpo, në shkresën me nr A-46/1 të 24 majit të këtij viti, shihet sesi Ministria e Brendshme ka kërkuar që të marrë në dorëzim ambientet e PSD-së, për t ia vënë në dispozicion Bashkisë së Tiranës.
Në vendimin e 16 qershorit të këtij viti Gjykata e Tiranës deklaron se përmes përfaqësuesve Ermira Bashllari dhe Dhorjola Papalia, ministri Saimir Tahiri pretendonte se kjo seli ku ndodhet PSD, është pronë private. Më tej Ministria e Brendshme kishte njoftuar Kryetarin e PSD-së për të marrë në dorëzim ambientin e ndodhur në Bulevardin “Zogu I”, ZK Nr. 8360 me numër pasurie 6/127+1-5, në katin e pestë. Në vendimin e qershorit, togat e zeza kryeqytetase e përmbyllin argumentimin e tyre ligjor, duke thënë se “Konsiderohet titull ekzekutiv vetëm vendimi i organit të administratës shtetërore për njohjen e përgjegjësisë në shkaktimin e dëmit, ndërkohë që në rastin objekt gjykimi nuk jemi përpara një akti të tillë”. Pra, përfundimisht, ky vendim gjykate tregon mosaprovimin e tentativës së Ministrisë së Brendshme.
Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com