Policia e Kosovës ka zbarkuar mëngjesin e sotëm te banesa e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Policia ka rrethuar shtëpinë e deputetit te Parku i Qytetit, pasi ndaj tij është lëshuar fletarrestim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Albin Kurti është kërkuar edhe më parë nga policia në zyrat e Vetëvendosjes, por nuk është gjetur. Policia e Kosovës ka bastisur edhe shtëpinë e deputetes së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Donika Kadaj – Bujupi.
/Shqiptarja.com

Kurti sëbashku me deputetët Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pak muaj më parë.
[gallery]24807[/gallery]
d.c./shqiptarja.com