Policia ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë apo ata që udhëtojnë drejt Shqipërisë ditën e nesërme.
Duke nisur nga ora 09:00 deri në orën 18:00 të ditës së mërkurë, në pikat e kalimit kufitar të palës greke, do të ketë vonesa dhe ndërprerje të herëpashershme të punës për shkak se po kryhen punime në sistemin e përpunimit të të dhënave dhe instalimin e sistemit të ri ‘SIS’.
Ndërkohë bëhet me dije se vetëm për shtetasit grekë dhe për shqiptarët që kanë leje qëndrimi në Greqi, nuk do të ketë pengesa për të kaluar.
“Njoftojmë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë apo anasjelltas, se nga ora 09:00 deri në orën 18:00 të datës 07.03.2023, në pikat e kalimit kufitar në palën greke, për shkak se do të kryen punime në sistemin e përpunimit të të dhënave, me qëllim instalimin e sistemit të ri SIS, do të ketë vonesa dhe ndërprerje të herëpashershme të punës.
Nuk do të kenë pengesa për të kaluar vetëm shtetasit grekë dhe shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi.
Për të mos krijuar radhë, pritje të gjata dhe konfuzion në pikat e kalimit kufitar, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë, në harkun kohor 09:00 - 18:00, të datës 07.03.2023”-thuhet në njoftimin e bërë.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.7%
-
Jo
18.9%
-
Ndoshta
10.4%
Vota total: 567
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuar për plagosje me dashje, arrestohet i riu në Kakavijë
7 Korrik, 12:40
-
Korçë/ I dënuar me 10 vite e 2 muaj burg në Turqi për trafik droge, arrestohet në pikën kufitare në Kapshticë 50-vjeçari turk
25 Qershor, 11:33
-
Murale në doganë/ Rrëfimi i Marias, artistes polake që po ‘vesh’ me lule Kapshticën
18 Qershor, 16:37
-
FOTO/ Artistja polake realizon murale në doganën e Kapshticës
17 Qershor, 18:24
-
Mosdeklarim i të hollave në kufi, kapet një person me 20 750 euro në Kakavijë
14 Qershor, 15:44
-
Kakavijë, 55 vjeçari tenton të largohet nga Shqipëria me 12 mijë euro në portofol
4 Qershor, 14:50
-
Kakavijë, 45 vjeçarit i gjejnë çantën plot me euro, dollarë, e franga! Sekuestrohen 50 mijë euro
2 Qershor, 10:47
-
Shtohet fluksi në dalje të Kapshticës, emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi pas Pashkëve
8 Maj, 09:00
-
Pashkët Ortodokse, emigrantët kthehen në vendlindje për të festuar, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
4 Maj, 09:09
-
Korçë/ Sherr për radhën mes dy shoferë kamionësh në Kapshticë, plagoset me thikë 35-vjeçari! Arrestohet autori
1 Maj, 16:20
-
Balla në Kapshticë: Shtim i sporteleve gjatë ditëve të Pashkës ortodokse
27 Prill, 12:13
-
Kakavijë, gjermani tenton të kalojë në Greqi me 15 lingtona floriri e mbi 20 mijë euro e franga zvicerane të fshehura në furgon
9 Prill, 22:52