Kjo masë e policisë rrugore është bazuar në nenin 203 të Kodit Rrugor. Ai parashikon që nëse gjoba nuk paguhet në pesë ditë, kamata shtohet me 2 për qind dhe brenda 30 ditëve mjeti bllokohet. Po kështu nëse gjoba nuk paguhet brenda tre muajve, mjeti konfiskohet dhe shitet.
Një ditë më parë, policia e kryeqytetit nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ndërsa ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të nisin të paguajnë detyrimet. Gjithashtu policia paralajmëroi se për rastet kur mjeti brenda 3 muajve nuk shlyen detyrimet, dhe nuk tërhiqet nga pronari, mjeti do të konfiskohet dhe më pas do të shitet në ankand.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)