TIRANE- Agim Llupo, ish-efektivi i Gardës së Republikës që është akuzuar nga prokuroria për dy vrasje në demostratën e “21 janarit”, është rikthyer sërisht në burg, ku këtë herë jo në qelinë e burgut 313, ku ka vuajtur dënimin, por në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Izolimi në qeli të ish-gardistit mbi të cilin u ngritën akuzat e vrasjes së shtetasve Hekuran Deda dhe Zivër Veizi, u krye tre muaj me vonëse, nga dita e nxjerjes së urdhërit të ekzekutimit të prokurorisë së Tiranës, që kërkonte nga policia arrestimin e Agim Llupos, në mënyrë që ky i fundit të vuante dënimin prej 24 orësh, që nuk e kishte shlyer gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim me masën e “Arrestit në burg”.
Policia e Tiranës nuk ka qënë në gjëndje ta kryejë gjatë ditëve të muajve Shtator, Tetor dhe Nëntor, duke mundësuar kapjen dhe rikthimin në burg të Llupos vetëm në ditët e mesit të muajit Dhjetor. Nuk dihet se për çfarë arsy është vonuar ekzekutimi i urdhërit të prokurorisë, por burimet flasin se rasti në fjalë është neglizhuar, kjo për shkak edhe si pasojë e ndryshimit të drejtuesve të policisë së kryeqytetit.
Harresa e policisë
Sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës, një urdhër i tillë është lëshuar dy ditë pas vendimit të gjykatës së Apelit, që dënonte me 3 vite burg ish-efektin e Gardës së Republikës Agim Llupo. Sapo është bërë përllogaritja e ditëve të qëndrimit në burg dhe masës së dënimit me 3 vite burg nga gjykata e Apelit, është konkluduar se i dënuari Agim Llupo, duhet të shlyente edhe 24 orë dënimin me burg. Në këto kushte, prokurori i ekzekutimeve ka firmosur urdhërin e arrestit, dhe shkresa që njoftonte policinë e Tiranës për kapjen e Llupos dhe mbajtjes në burg të tij për një afat 24 orësh, i është dërguar me postë policisë. Mirëpo megjithëse shkresa ka shkuar në kohë në zyrat e policisë, ekzekutimi i këtij urdhëri është bërë vetëm pas 3 muaj, ku Agim Llupo është ndaluar dhe shoqëruar në ambjentet e Policisë së Tiranës, për të shlyer masën e dënimit që i kishte mbetur.
Sot lirimi
I kontaktuar në telefon nga gazeta “Shqiptarja.com” avokati i Agim Llupos, Besnik Çerekja e ka quajtur arrestimin e klientit të tij si tendencios. Çerekja ka shtuar se ditën e djeshme ai ka marrë kontakt me Llupon si dhe me prokurorinë, dhe se sipas tij pritet që në orët e mesditës së sotme, ish-gardistë të lirohet nga ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pasi përfundon dhe masën kohore të qëndrimit në burg.
Shkrimi u publikua sot (19.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com