TIRANE - Policia private që ruan fakultetin e Drejtësisë ka ndërhyrë në orët e para të mëngjesit të sotëm duke hequr bankat e vendosura nga studentët që bllokonin hyrjen e fakultetit dhe korridorin. Ishin rreth 20 studentë qëndronin të ngujuar brenda në fakultetin Juridik nga dita e djeshme. Policia private i ka nxjerrë disa prej tyre jashtë fakultetit ndërsa raportohet se disa studentë të tjerë ndodhen ende brenda mjediseve të Juridikut.
Në fakultetin e Drejtësisë kanë mbërritur edhe deputetët e PD Noka, Balliu, Salianji dhe Vokshi.
Komente










