Policia Rrugore e Tiranës bashkë me fëmijët e gjimnazeve të kryeqytetit kanë ndërmarrë një nismë për te sensibilizuar shoferët dhe qytetarët, që të respektojnë vijat e bardha.

Gjatë ditës së sotme dhjetëra fëmijë të veshur me jelek të verdhe dhe Polic Rrugor kanë ndihmuar edhe të moshuarit për të kaluar vijat e bardha.

Kryeqyteti shqiptar është një nga qytetet më të ngarkuara për sa i përket trafikut, ku shpesh herë ndodhin aksidente të cilat shkojnë edhe deri në humbjen e jetës së personave të aksidentuar, vetëm për shkakun se nuk respektohet kalimi në vizat e bardha.

Gjithashtu edhe nga ana e shoferëve, respektimi i vizave të bardha të këmbësorëve vazhdon të mbetet një problem, ku shpesh herë nëse në to nuk ekzistojnë semaforët, janë inekzistente për ta.

[gallery]25321[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com