Policia Rrugore e Tiranës/ Mesazh për drejtuesit e mjeteve: Fundjava nuk mbaron me një ditë/VIDEO

Ndërkohë që përgjatë fundjavës, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës janë të angazhuar për sigurimin e rrjedhshmërisë së trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore në rrugën Interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, nuk mungojnë monitorimet në rrugët kryesore urbane të kryeqytetit, ku rritet shpejtësia e lëvizjes dhe njëkohësisht rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është më i lartë. Kjo për shkak të lehtësimit të trafikut dhe “nxitimit” pa motiv, të drejtuesëve të mjeteve për të kaluar semaforin sa më parë edhe kur ky i fundit është me të kuqe.  

Në një orë monitorim konstatohen dhe ndëshkohen 16 drejtues mjetesh për shkelje semafori. Tregoni kujdes respekto semaforin, mos përdor celularin gjatë drejtimit të mjetit, jepi përparësi  këmbësorëve dhe biçiklisteve, respekto rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiq këshillat e efektiveve të policisë për të përfunduar udhëtimin tuaj i qetë dhe i sigurt. Fundjava nuk mbaron me një ditë, shumë të tjera të presin nëse ti barazon kënaqësinë me normat e sjelljes.

Policia e Shtetit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë