Qarkullimi në segmentin rrugor Tiranë - Durrës është bërë i rrezikshëm gjatë orëve të fundit, për shkak se kushtet klimaterike së bashku me dëmtimin që ka pesuar asfalti, mund t'u paraqesin të papritura drejtuesve të automjeteve.
/Shqiptarja.com
Autoriteti Rrugor Shqiptar tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që udhëtojne gjatë orëve të natës së sotme nga Tirana në Durrës dhe Durrës-Tiranë, në segmentin Maminas-Sukth të reduktojne shpejtësine e lëvizjes.
Reshjet intensive të shiut dhe dëmtimet që ka pësuar shtresa asfaltike e këtij segmenti shtojnë rrezikun ndaj duhet që drejtuesit e mjeteve të tregojne kujdes dhe të levizin me shpejtësi te kufizuar.
Policia Rrugore ka shtuar prezencën në këtë aks për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve. Ndërkaq, ARRSH po merr masat për ndërhyrjen sa më të shpejtë nga kompania e mirëmbajtjes.
d.gj/ Shqiptarja.com










