Policia ruan banesën e kreut të
PS-së në Prezë, Lavdim Kajmaku

Policia ruan banesën e kreut të<br />
PS-së në Prezë, Lavdim Kajmaku
TIRANE -  Një patrullë policie do të qëndrojë 24 orë pranë banesës së Lavdim Kajmakut, kreut të PS-së në Prezë, familja e të cilit ndodhet nën terror prej ditësh pasi iu dogj banesa, biznesi dhe dy automjete, si dhe u qëllua me armë. Lajmi bëhet i ditur sot nga gazeta “Shqip”.
 
Lavdim Kajmaku thotë se dëmi i shkaktuar shkon në 200 mijë euro, por thotë se siguria e jetës së familjarëve ndaj të cilëve u lëshua dhe breshëria e plumbash është primare. Fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk ka prekur anëtarët e kësaj familjeje.
 
Një grup  hetimor është ngritur prej disa ditësh në Policinë e Tiranës. Kajmaku thotë se nuk ka asnjë konflikt dhe sulmet janë me qëllim politik, megjithatë grupi hetimor po heton dhe pistën e një konflikti personal të kreut të PS-së në Prezë.
 
Policia ka regjistruar dy kallëzime penale për sulme ndaj familjes Kajmaku, respektivisht më 23 dhe 25 maj. Pas marrjes në pyetje të Lavdim Kajmakut, i cili thotë se është sulmuar për shkak të bindjeve të tij politike policia vendosi të ruajë banesën dhe biznesin.
 
"Më kanë vendosur një patrullë policie, pranë banesës. Të paktën jam i qetë për sigurimnë e familjes. U qëndroj deklarimeve të mia të mëparshme, si mediatike ashtu dhe atyre pranë organeve të rendit: Sulmi ndaj meje është politik”- citohet të ketë thënë Kajmaku për gazetën Shqip.
 
“Po bëj dy netë pa vënë gjumë. Jam i shqetësuar për familjarët e mi, të cilët janë qëlluar me breshëri armësh”- citohet të ketë thënë më tej Kajmaku duke kërkuar me ngulm zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e autorëve para drejtësisë.

SULMET NDAJ KAJMAKUT
Më 23 maj  rreth 7 vatra zjarri dyshohet se iu vunë qëllimisht në biznesin e tij, ndërsa një në banesën e tij. Në momentin e shpërthimit të flakëve në banesë ishte djali dhe bashkëshortja.

Më 25 maj iu dogëjn dy makina, dhe kanë tentuar të djegin shtëpinë me benzinë. Ata janë ndjerë nga i ati i Lavdimit i cili ka dalë jashtë, dhe në këtë moment në drejtim të tij është shtënë me breshëri armësh. Fatmirësisht ai nuk është plagosur, por shenjat e plumbave dukeshin në murin e banesës.

NJOFTIMI I POLICISE PER NGJARJEN U DHA VETEM SOT NE OREN 13:00 
KAJMAKU KONFLIKT ME KUSHERININ


Më datë 25 Maj 2013 ora 03.30 në Fushë Prezë është qëlluar me armë banesa e shtetasit Shefqet Imer Kajmaku, 54 vjec, lindur dhe banues në Fushë Prezë Tiranë, si dhe është djegur me zjarr pjesërisht dera kryesore hyrëse e banesës si dhe janë djegur pjesërisht edhe dy automjete tip “Benz“ me targe TR 9696 N dhe tip “Ford“ me targë AA 025 CZ.

Menjëherë në vendngjarje u formua grupi hetimor, për të administruar provat si dhe pyetur familjare apo dëshmitarë në vengjarje, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale jane sekuestruar 25 gezhoja automatiku model 7.62 mm, 2 predha dhe 2 bidone plastike me lëndë djegëse.

Aktualisht grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punojnë në disa pista hetimi në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkohë, bazuar në thëniet përgjatë deklarimeve të dhëna në strukturat e Policisë të të dëmtuarve Shefqet, Agim dhe Landi Kajmaku, theksojnë në një konflikt të nisur rreth 10 ditë më parë me të afërmit e tyre Ramazan Halili të cilët janë njëkohësisht edhe djemtë e tezes së tij, ku konflikti ka nisur për motive të dobta dhe më pas të dy palët kanë kaluar në fyerje të ndërsjellta.

Strukturat e Policisë po punojnë intesivshit në bashkëpunim me Prokurorinë për të dokumentuar plotësisht këtë ngjarje, duke referuar materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Vrasjes me paramendim e ngelur në tentativë “Shkatërrim i pronës me zjarr“ dhe “Mbajtjes pa leje të armeve luftarake“ parashikuar nga nenet 78, 151 dhe 278/2 te K.Penal.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim