Policia: S'ka kërkesë nga Interpol për
Agron Xhafajn,PD të ndalë abuzimet

Policia: S'ka kërkesë nga Interpol për<br />Agron Xhafajn,PD të ndalë abuzimet
Policia e shtetit përgënjeshtron akuzat e PD se ka një urdhër ekstradimi nga Venezuela për vëllain e deputetit Fatmir Xhafaj, si i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Policia deklaron se nga kontrolli i plotë në sistemin e kërkimit të Interpol nuk figuron asnjë urdhër arresti nga asnjë Zyrë homologe për shtetasin Agron Xhafa.

Policia e Shtetit konfirmon se nuk ka asnjë urdhër-kërkimi apo urdhër-arresti për shtetasin e përmendur në deklaratën e subjektit politik Partia Demokratike.Nga kontrolli i plotë dhe i hollësishëm në sistemin e kërkimit të Interpol nuk figuron asnjë material, kërkesë për informacion, verifikim apo urdhër arresti nga asnjë Zyrë homologe për shtetasin Agron Xhafa”, thuhet në deklaratë e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit i bën thirrje PD që të ndalë abuzimet

Policia e Shtetit fton Partinë Demokratike të ndalë abuzimet. Në rast se PD kërkon të vërtetën, është e ftuar t'i drejtohet autoriteteve, te cilat janë të gatshme në çdo kohë për të ofruar informacionin e kërkuar”, mbyllet deklarata e Policisë së Shtetit

Readaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois