Policia e Shtetit vihet sërish në kërkim të Ismail Morinës njohur ndryshe si Ballisti i cili ngriti dronin në ndeshjen e futbollit midis Serbisë e Shqipërisë 1 vit më parë.

Këtë herë Morina është shpallur në kërkim nga Gjykata Penale e kryeqytetit aty ku ai nuk është paraqitur dhe pse është me statusin e të pandehurit nën akuzën e “armbajtjes pa leje”.

Morina pas lirisë së fituar në Gjykatën e Lartë u vendos në “arrest shtëpie” me një adresë të një banesë në Durrës, por prej asaj dite ai nuk ka qenë më një personazh publik.

Nuk dihet nëse Morina ka pasur arsye që nuk është paraqitur para gjyqtarit Altin Abdiu apo ai ka lënë Shqipërinë, por tashmë mbetet që policia ta rigjejë, për ta shoqëruar atë më 17 mars në sallën e gjyqit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)