Policia ka sekuestruar mesditën e së premtes një arsenal fishekësh dhe krëhërash automatiku, ndërsa ka arrestuar në flagrancë poseiduesin. Lajmin e bën të ditur drejtori i Policisë Neritan Nallbati i cili deklaron për ATSH se "  pas informacioneve të marra në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Xhemil Sallufi 43 vjeç,  me banim në Belëshpasi gjatë një kontrolli ushtruar në banesën e tij uniformat blu gjetën dhe sekuestruan ën cilësinë e provës material një sasi prej 1350 fishekë kalibër 7.62, 6 krëhëra automatiku si edhe 4 ndezëse të unifikuara".

Mësohet se këto fishekë 43 vjeçari i dispononte që nga vitit 1997. Ai akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Po kështu këtë të premte u arrestua shtetasi Shkëlzen Bylyku 39 vjeç me banim në qytetin e Elbasanit. Sips Nallbatit ky person ka qenë i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar atë në mungesë me 9 muaj burg për veprën penale " mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

ATSH