Policia serbe 17 kriminelë në radhët
e saj në Luginën e Preshevës

Policia serbe 17 kriminelë në radhët<br />e saj në Luginën e Preshevës
PRESHEVË - Para ca muajsh u fol në mediat serbe për implikimin e xhandermerisë serbe në krimin e organzuar, gjë për të cilën u hesht si duket për shkak mospërfundimit të hetimeve.

Kjo çështje është hapur dhe aktualizuar nga mediat e qeverise serbe, e cila dyshon dhe kërkon përgjegjësi nga xhandermëria, sidomos nga shefi i saj  Bratislav Dikic, që i prin grupit kriminal prej 17 xhandarësh të tjerë të involvuar në krimin e organizuar në Serbi, Luginë të Preshevës dhe Kosovës, shkruajnë mediat serbe, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” 

Shefi i xhandarmerise serbe, Dikic në krye të bandës kriminale “Dikić na čelu kriminalne grupe”)

Rreth 60 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe janë kriminelë dhe me dosje voluminoze për krime të kryera dhe vepra të ndryshme penale. Kjo bëhet e ditur nga gazeta “Blic”, e cila ka nxjerrë një speciale me emrat e kriminelëve serbë, që janë pjesë e xhandarmërisë, një forcë policore luftarake e përfshirë në misione të caktuara, e cila së fundi me detyra speciale është përqendruar në Luginën e Preshevës dhe zonat kufitare me Kosovën.

Vetëm në njësinë e Nishit janë 17 pjesëtarë të ngarkuar me vepra të ndryshme kriminale për dhunë, kërcënime, rrëmbime, drogë dhe vepra tjera. Por, siç dihet në këtë njësit janë edhe shumë pjesëtarë që kanë marrë pjesë në luftën e vitit 1999 në Kosovë. Në mesin e këtyre pjesëtarëve, disa prej tyre mbajnë edhe poste të larta udhëheqëse.

Nëse kthehemi pak mbarapa për disa muaj, në mars, kur shtypi serb kishin sjellë  tituj si “ “Hetime kundër Bratislav Dikicit”, Dacic do ta largojë Bratisla Dikicin” (“ISTRAGA: Dikić na čelu kriminalne grupe”, “Prijava protiv Bratislava Dikića”, “Dačić će smeniti Bratislava Dikića”) kanë shkruar për implikimin e shefi të xhandermerisë serbe Dikic në vrasje dhe krimin e organizuar. Do shtuar se Dikic priu aksionin e forcave serbe në Preshevë  për largimin e lapidarit të UÇPMB-së.

Kreu i xhandarmërisë serbe hetohet për lidhje me bandat kriminale në Kosovë dhe Serbi, ka shkruar gazeta serbe Kurir. Fjala është këtu për Bratislavë Dikiç, komandant i xhandarmërisë serbe, vëllai i Draganit dhe për disa anëtarë të tjerë të njësisë, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

“Kontrolli i brendshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke hetuar komandatin e xhandarmerisë serbe, gjeneralin Bratislavë Dikiç, vëllaun e tij Draganin dhe tre oficerë të tjerë të dyshuar për lidhje me formimin e grupit në jug të Serbisë, që merren me rekrutime dhe grabitje, si dhe dyshohet se janë përgjegjës për një atentat dhe likuidim të inspektorit i cili ka punuar për rastin e tyre…” ka shkruar sot gazeta serbe Kurir, duke implikuar shefin e  xhandarmerisë serbe Dikic në krimin e organizuar dhe për lidhjet e tij me grupet kriminale në Kosovë dhe Luginën e Preshevës.

Kurse ne numrin e sotëm të gazetes tjeter serbe Blic, ndër tjera thuhet se një grup prej  60 anëtarësh të Xhandarmërisë serbe janë nën hetime dhe në ndjekje penale, procedura paragjyqësore. “Blic” thotë se 60 xhandarët e lidhur me kriminalitet, vrasje, drogë, që kapen në një grabitje, por edhe në vjedhje me thyerje të kioskave. Sipas Blic, vetëm në Nish 17 xhandarë janë të dyshuar për vepra penale për shkelje të ligjit ose të cilat janë direkt të lidhur me krimin e organizuar. Lidhur me këtë, dy ditë më parë ministri i Punëve të Brendshme e Ivica Daçiç kanë njoftuar se në fillim të javës së ardhshme do të hetohen edhe njësi të tjera dhe struktura e tyre organizative.

“Nëse policia nuk mund të largojë nga rradhët e tyre kriminelët, atëherë çfarë mund të të presin nga qytetarët?! Përgjegjësia më e madhe bie mbi qeverinë dhe ministritë ..” ka pohuar Momcilo Vidojevic, kryetar i sindikatave te pavarura te policise serbe. Një xhandar i rrezikshem kercenoi për vrasje duke shkruar në Facebook: ”Unë do t’ju vras​​ të gjithëve”.

Ja edhe lista me emër e mbimër kush janë kriminelët e xhandarmerisë serbe, të lidhur me krimin në Luginën e Preshevës dhe Kosovë:

Dragan Dikic,
Veselin Miličkovic, potpukovnik
Srđan Kocic, major
Ivan Petkovic
Dejan Milenkovic
Nenad Maksimovic
Ljubiša Puzovic
Miloš Mitic
Danilo Paunovic
Srba Ilic
Aleksandar Ilic
Dejan Nikolic
Nikica Ristic
Miloš Savic
Miroslav Rajic
Milan Jovanovic
Bojan Cvetkovic

Marrë nga Presheva jonë

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje