Preshevë, Miratoc, 29 dhjetor /ATSH/. - Policia serbe sot ne oret e hershme ka ndermarrë nje aksion të fuqishem ne fshatin e banuar me shqiptarë në  Miratoc  ne kufi me fshatin  Llojan (FYROM)  lidhur me luftën kundër trafikut nderkombëtar me emigrantë. Deri tani ka pasur 11 arrestime, njofton agjencia e lajmeve "Presheva jonë". Në Preshevë dhe në disa fshatra fqinje gjatë veprimit te madh "pastrim-terrenit", deri tani jane arrestuar 11 anëtarë të një grupi kriminal ndërkombëtar nga Presheva dhe Miratoc.
Ata akozhohen për trafik te qindra klandestinëve  nga fshati Llojan, drejt Maqedonise përmes  Miratocës tranzit  me viktimat e trafikur kryesisht nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme. Miratoca me 2777 banorë sipas regjistrimit të 2002, eshte fshati me i madh pas fshatit Rahovicë,  në komunën e Preshevës.
Agjencia e lajmeve "Presheva jonë" ka mesuar se në ketë  aksion ne fshatin shqiptar ne Miratoc ishin të angazhuar  rreth 300 policë, të shoqeruar nga xhandarmeria e forca speciale te cilat drejtoheshin nga Policia (UP) nga Vranja dhe shërbimi sekret serb (BIA). Aksioni i i policisë ne lufte kunder krimit të organizuar  vazhdon në fshatrat e tjera prane kufirit me Maqedoninë apo edhe ato në afërsi të kufirit administrativ me Kosovën. Arrestimet janë realizuar nga anëtarët e Administratës së Policisë (UP) Vranjë, sherbimi sekret serb (BIA) dhe Zyra e Prokurorit Publik të Senior (VJT) nga Vranja. /a.ke/