Protestuesi i '5 Majit kërcënon publikisht Veliajn: Të marrim acid dhe t'ia hedhim në sy! Kryebashkiaku: Peshkaqen fajdesh! Koha e 'të fortëve' ka mbaruar

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot është kërcënuar publikisht  nga një prej protestuesve të banorëve të '5 Majit'. Për mediat, protestuesi i quajtur Elson Marku, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ka qenë objekt i OFL-së, u ka bërë thirrje banorëve që kanë kallash të fshehur në shtëpi dhe acid dhe t'ia hedhin në sy kryebashkiakut.  

‘Këta janë hajduta dhe super kriminela. Nesër do të prishet e juaja. Çdokush e ka një kallash të fshehur dhe një benzinë, kur të dali Veliaj në Bllok nuk është vështirë ti dalim me kapuc dhe t'i hedhim acid në fytyrë. Çdo shqiptar e ka një kallash të fshehur diku dhe dy shishe benzinë. Nuk është zor kur të dali Erion Veliaj në Bllok me pi kafe, nuk është zor për t'i shkuar me një kapuç e me ja hedh një shishe acid në sy’ tha banori.

I gjendur përballë këtij kërcënimi, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk e ka vonuar reagimin duke thënë se nuk trembet, e duke e paralajmëruar se 'koha e të fortëve" ka mbaruar.

“Koha kur ne tërhiqemi me të fortin që vinte nga vitet ’90, me targa të huaja, me timonin në anën tjetër, apo me atë të piramidave të ’96, apo me rrugaçin e ’97, apo me atë që merrte tankun dhe shkonte drejt qeverisë në ’98, është kohë e kaluar. Jemi në vitin 2022, flasim për Kryeqytetin Evropian të Rinisë, ndërkohë dikush i skeduar nga policia ka folur sot me orë të tëra dhe asnjë nga mediat nuk pyeti: Ore kush është ky? Si mund të japim me orë të tëra në televizor një kriminel, të cilit policia ia ka konfiskuar pasurinë dhe është nën hetim, si “grabitqarë”, “peshkaqenë” fajdesh? Jepnin fajdet, pastaj shkonin i kërcënonin, i vrisnin dhe ky thotë që do bëjë vetëgjyqësi me kallash e acid?! Kush është më i forti në këtë qytet? Rrugaçi, zaptuesi, kërcënuesi, krimineli, trafikanti apo ai çuni e goca që del me dhjeta, që punon në mënyrë të ndershme?! Sa të jem unë kryetar bashkie, asnjë kompromis! I kam parë unë të gjitha, me media, edhe trafikantë droge, edhe këto portalet që vënë gjoba, duhet ecur përpara dhe duhet dhënë mesazhi që në vitin 2022, paligjshmëria, rrugaçëria, krimineli, trafikanti nuk cakton axhendën e qytetit. Axhendën e qytetit, sidomos këtë vit, do ta caktojnë të rinjtë tanë, çunat e gocat e shkëlqyer të Tiranës, që nuk i kanë borxh askujt", tha Veliaj.

Vëllezërit Marku, Sokol dhe Elson kanë qenë subjekt i OFL-së, ku i janë sekuestruar 5 milionë euro pasuri, 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera pasi dyshohet se pastronin paratë e drogës duke dhënë para me fajde.

 

Video/Kërcënimi ndaj kryebashkiakut Veliaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:43
'Secili prej nesh ka kallash në shtëpi', kush janë vëllezërit Marku objekt i OFL-së që 'organizojnë' dhunën tek '5 Maji' dhe kërcënuan Veliajn se do i hidhnin acid në sy

1642589092_1611352267SOKOLELSONMARKU.jpg

Sokol dhe Elson Marku

Sot një prej protestuesve të '5 Majit' ka kërcënuar hapur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke i thënë se do i hidhte acid në fytyrë. Mirëpo emri i tij dhe i të vëllait, nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Sokol dhe Elson Marku. Dy vëllezërit njihen si objekte të OFL-së, pasi dyshohet se merren me pastrim të parave të krimit të organizuar.

Por cila është e kaluara kriminale e vëllezërve Marku te “5 Maji”?
Në janar të vitit të kaluar dy vëllezërve u është sekuestruar 5 milionë euro pasuri. Vëllezërit Sokol dhe Elson Marku dyshohet se pastronin paratë e drogës duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë personave V.Sh. dhe E.G.. Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

Elson Markut deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMË, Ford, Porche. Ndërsa Sokol Markut i janë sekuestruar Audi dhe tre BMË. Sokol Marku ka qenë i dënuar në vitin 2013 me 5 vite burg për veprën Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe në vitin 2016 me një muaj burg për “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMË, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

Prokuroria dyshon se dy vëllezërit që fshihen pas protestave të dhunshme te “5 Maji” fshehin dhe pasuri të tjera që mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria jep OK për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Firma do i japë falas shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike

Qeveria jep OK për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Firma do i japë falas shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike