'Secili prej nesh ka kallash në shtëpi', kush janë vëllezërit Marku objekt i OFL-së që 'organizojnë' dhunën tek '5 Maji' dhe kërcënuan Veliajn se do i hidhnin acid në sy

'Secili prej nesh ka kallash në shtëpi', kush janë vëllezërit Marku objekt i OFL-së që 'organizojnë' dhunën tek '5 Maji' dhe kërcënuan Veliajn se do i hidhnin acid në sy

Sokol dhe Elson Marku

1642589092_1611352267SOKOLELSONMARKU.jpg

Sokol dhe Elson Marku

Sot një prej protestuesve të '5 Majit' ka kërcënuar hapur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke i thënë se do i hidhte acid në fytyrë. Mirëpo emri i tij dhe i të vëllait, nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Sokol dhe Elson Marku. Dy vëllezërit njihen si objekte të OFL-së, pasi dyshohet se merren me pastrim të parave të krimit të organizuar.

Por cila është e kaluara kriminale e vëllezërve Marku te “5 Maji”?
Në janar të vitit të kaluar dy vëllezërve u është sekuestruar 5 milionë euro pasuri. Vëllezërit Sokol dhe Elson Marku dyshohet se pastronin paratë e drogës duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë personave V.Sh. dhe E.G.. Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

Elson Markut deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMË, Ford, Porche. Ndërsa Sokol Markut i janë sekuestruar Audi dhe tre BMË. Sokol Marku ka qenë i dënuar në vitin 2013 me 5 vite burg për veprën Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe në vitin 2016 me një muaj burg për “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMË, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

Prokuroria dyshon se dy vëllezërit që fshihen pas protestave të dhunshme te “5 Maji” fshehin dhe pasuri të tjera që mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.


Lajmi kryesor:

Protestuesi i '5 Majit kërcënon publikisht Veliajn: Të marrim acid dhe t'ia hedhim në sy! Kryebashkiaku: Peshkaqen fajdesh! Koha e 'të fortëve' ka mbaruar


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja