1565466250_Makinaedjegur.jpg
Pas ngjarjes së rëndë në Delvinë mbrëmjen e sotme ka ardhur njoftimi i parë nga policia. Sipas bluve ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur "Karahaxh". Makina "Renault Megane" që drejtohej nga Albert Caushi ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë, thotë policia. 

Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi nga Fieri. Ndërsa bashkëjetuesja e tij Merita Muja ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën, sipas policisë.


Lajmi kryesor:

Delvinë, shpërthen impianti i gazit, shkrumbohet makina, burri digjet brenda, shpëton gruaja (VIDEO)