Policia shoqëroi gazetarin e Report Tv në Lezhë, Meta e Vokshi në mbështetje: Të ndëshkohen autorët, policia po pengon median

Policia shoqëroi gazetarin e Report Tv në Lezhë, Meta e Vokshi në mbështetje: Të ndëshkohen autorët, policia po pengon median

TIRANE-Presidenti Ilir Meta dhe ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar pas incidentit dje në Lezhë kur policia shoqëroi gazetarin e Report TV, Elvis Hila i cili ishte në krye të detyrës, për të raportuar për aksionin e IKMT në Shëngjin. Kreu i shtetit dënon këtë ngjarje dhe kërkon hetimin dhe ndëshkimin e autorëve.

"Dënoj me forcë rastet e përsëritura të dhunës, shantazhit dhe kërcënimit policor mbi gazetarët në krye të detyrës, siç është edhe rasti i fundit i shoqërimit pa asnjë shkak të justifikuar ligjor të gazetarit z.Elvis Hila, i cili po raportonte për aksionin e IKMT në Shëngjin.

Duke shprehur solidaritetin e plotë me z.Hila, inkurajoj të gjithë gazetarët t’i shërbejnë me guxim, kurajo e profesionalizëm dhe transparencë informimit publik, bazuar vetëm mbi faktet dhe të vërtetat.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të tregojë profesionalizëm, të respektojë ligjin, lirinë dhe të drejtat e gazetarëve dhe të distancohet nga praktikat abuzive që na kthejnë pas në kohët më të errëta të dhunimit të të drejtave të njeriut, që e dëmtojnë rëndë imazhin e saj dhe të Shqipërisë.

Apeloj zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje dhe ndëshkimin pa hezitim të autorëve të këtij akti, si dhe të gjithë atyre që në mënyrë të përsëritur frymëzojnë dhunën, shantazhet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve" shkruan Meta.

Për ngjarjen reagoi edhe Partia Demokratike. Ish deputetja Albana Vokshi akuzoi policinë se po pengon median të kryejë detyrën dhe nuk po zbaton ligjin.

"Policia e Shtetit po kthehet në një nga pengesat më të mëdha të medias për të raportuar ngjarjet dhe të vërtetën. Ndalimi i dhunshëm i korrespondentit televiziv në Lezhë, Elvis Hila, është një nga këto raste, kur policia sillet si strukturë e një regjimi policor dhe jo si polici që respekton shtetin ligjor. Pamjet flasin vetë. Gazetari Elvis Hila është në krye të detyrës, duke pasqyruar konfliktin e IKMT me banorët e Shëngjinit, të cilëve po u shkatërrohet investimi shumëvjeçar. Në shkelje të plotë të ligjit dhe të kushtetutës, policia i sekuestroi gazetarit edhe celularin për të fshirë pamjet dhe për të penguar informimin e publikut për dhunën barbare kundër grave dhe fëmijëve në Shëngjin. Veprime të tilla nga policia, që dhunojnë median dhe shkelin të drejtat elementare të qytetarëve janë të dënueshme. Kush prek gazetarët, kush shkel ligjin, do të ndëshkohet. Është koha që Policia të mos i bindet më urdhrave të paligjshëm të Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës", shkruan Vokshi

Për këtë ngjarje të paprecedentë ka nisur hetimet edhe Policia e Shtetit dhe SHÇBA.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Nivelet e kolesterolit ulen në verë dhe rriten në dimër, kujdesi që ju duhet

Nivelet e kolesterolit ulen në verë dhe rriten në dimër, kujdesi që ju duhet