Policia shqiptare "Medalje Nderi"
kreut italian të antidrogës, De Gennaro

Policia shqiptare kreut italian të antidrogës, De Gennaro">
TIRANË – Policia shqiptare ka dekoruar sot me një medalje nderi, kreu italian të antidrogës, Andrea Gennaro, gjatë një ceremonie të zhvilluar sot. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj i dorëzoi "Medaljen e Nderit",  Drejtorit të Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Kundër Drogës të Policisë Italiane z. Andrea De Gennaro. Në ceremoninë e rastit mori pjesë dhe Ambasadori i Italisë në Tiranë z. Masimo Gaiani dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, z. Burgaj evidentoi nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet Policive të të dy vendeve duke e cilësuar atë të shkëlqyer, si dhe vuri në dukje kontributin e dhënë nga z. De Gennaro në forcimin e këtij bashkëpunimi.

“Kjo medalje e akorduar z. Andrea de Gennaro, është një tregues i konsideratës së lartë ndaj kësaj ndihme dhe këtij kontributi të çmuar. Bashkëpunimi mes dy organizatave policore ka qenë i shkëlqyer në saj të mbështetjes së vazhdueshme të Drejtorit të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar z. De Genaro, të “Inteforze””- u shpreh Z. Burgaj.

Ndërkohë Ambasadori Italian në Shqipëri z. Masimo Gaianni, theksoi faktin se përmes saj vlerësohen para së gjithash cilësitë e jashtëzakonshme të një përfaqësuesi të nderuar të forcave tona të policisë.

Gjatë kësaj ceremonie Drejtori i Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Kundër Drogës të Policisë Italiane, shprehu falënderimet për Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për vlerësim e bërë.

“Vlerësimi që më është dhënë besoj se është treguesi më i mirë dhe më i lartë i bashkëpunimit të vërtetë efektiv e konkret, që ekziston midis policisë italiane dhe policisë shqiptare”, u shpreh Z. De Gennaro.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet