Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit 15 mijë $ familjes së efektivit të vrarë në Lezhë, Saimir Hoxha! Nano: Prania e SHBA-së tregon mbështetjen për Policinë e Shtetit

Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit 15 mijë $ familjes së efektivit të vrarë në Lezhë, Saimir Hoxha! Nano: Prania e SHBA-së tregon mbështetjen për Policinë e Shtetit

Gledis Nano dhe Erald Krisafi i dorëzojnë familjes Hoxha çekun me 15 mijë dollarë

TIRANË- Një përfaqësi e shoqatës Amerikano-Shqiptare të punonjësve të Policisë ka zgjedhur që t'i vijë në ndihmë familjes së Saimir Hoxhës, nënkomisarit të Policisë së Lezhës i cili u vra në krye të detyrës, nga 21-vjeçari Aldi Rama. Ato i kanë dhuruar familjes së të ndjerit 15 mijë dollarë, një formë për t'ia lehtësuar sado pak dhimbjen gruas e cila e vetme duhet të rrisë dy djemtë e vegjël.

"Heroit tonë të rënë", shkruhet në çekun që është tërhequr nga bashkëshortja e Saimirit.  

Kjo ka qenë një ndër daljet e para të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili tha se nuk do të donte kurrë që të merrte pjesë në ceremoni të tilla dhe se do të punonte që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në radhët e efektivëve blu.

 “Nuk do doja kurrë as si Drejtor i Përgjithshëm dhe as si punonjës policie që të merrja pjesë në ceremoni të tilla. Me Saimirin kam punuar dhe kam dhe një ndjesi më tepër. Dëshiroj që Policia e Shtetit të mos ketë më humbje jete në radhët e saj për shkak të detyrës.  Zonja Lisjana Hoxha, dera e familjes së madhe të Policisë së Shtetit për ju dhe fëmijët tuaj do jetë përherë e hapur, ju nuk do jeni asnjëherë vetëm. Falënderoj shoqatën për solidaritetin, duke na treguar se nuk jemi vetëm. Gjesti juaj të shërbejë si sinjal për të respektuar e mbështetur më shumë punonjësit e Policisë, kudo ku janë, pasi kemi një mison e një qëllim dhe një armik të përbashkët, krimin. Prania e përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane tregon për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe agjencitë ligjzbatuese i japin Policisë së Shtetit”, tha Nano.

Erald Krisafi, në emër edhe të kryetarit të shoqatës Amerikano-Shqiptare Elton Shametaj u shpreh se ky një shenjë solidariteti për kolegët e tyre.

“Kur kolegët dhe vëllezërit tanë në blu në Shqipëri janë mirë, dhe ne jemi mirë, kur kolegët dhe vëllezërit tanë në blu lëndohen, dhe ne lëndohemi. Për këtë arsye shoqata Amerikano-Shqiptare e punonjësve të Policisë ndan të njëjtën dhimbje me koleget e Policisë shqiptare, për humbjen e mikut, vëllait në blu dhe kolegut tonë nënkomisar Saimir Hoxha.

Hoxha iu shtua listës së "Dëshmorëve të Atdheut" si edhe u bë ylli i 225-i që iu shtua Murit të Kujtesës së Policisë së Shtetit në Ministrinë e brendshme.

Më herët, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e një ndihme prej 50 milionë lekësh për familjen e efektivit të vrarë, e ndërsa përveç ndihmës financiare nga shteti, dy fëmijët e mitur që la pas efektivi, do të marrin edhe 170% të pagës së babait të tyre deri kur të mbushin moshën madhore.

Saimir Hoxha u vra 28 shtator  në Kune Vain të Lezhës pasi kishte shkuar në një operacion anti-kanabis në zonë ku u asgjësuan 62 rrënjë kanabis. Ai u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili nuk pranoi të kontrollohet nga policia dhe shtiu në drejtim të tij, ku plumbi e kapi në zemër. Pas 6 orë kërkimesh nga policia, 21 vjeçari u gjet i vetëplagosur në një argjinaturë në Vain të Lezhës, ndërsa humbi jetën disa orë më vonë te spitali i Traumës në Tiranë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 09/10/2021 17:17

    Sigurisht qytetarëve u duhen edhe hollësitë e tjera të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

    Përgjigju
  • Ajet: 09/10/2021 16:46

    A ka mbaruar hetimi penal dhe administrativ per ngjarjen e rende ne lezhe? A ks patur plan operacinal apo jo? A mundet qe policet pa shenja dalluse te bejne postbllok ne mrs te rruges? Deshmor e ndihma kemi plot por te verteten nuk po e marrim vesh asnjehre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë